Telegrafi

“Në temperatura 40 gradë”, Noka: Protesta më madhështore dhe më historike

Nga selia e Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi pas protestës së opozitës se kjo ishte “protesta më madhështore dhe më historike, në temperaturë 40 gradë”.

“Të gjithë ata që protestuan treguan se shqiptarët e lirë nuk nënshtrohen. Sot u protestua nga qindra mijëra shqiptarë kundër narkoregjimit. Mesazhi ishte që Shqipëria nuk mund të jetë i vetmi vend i Europës pa zgjedhje të ndershme e të lira. Regjimi i narkos duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve, sot foli shumica e shqiptarëve”, deklaroi Noka.

“Jemi të vendosur në betejën tonë, lirimi i liderit të opozitës dhe qeveria teknike për paqe sociale. Siç arritëm çdo qëllim, do të arrijmë edhe fitoren në këtë betejë. Kemi treguar se do të luftojmë dhe do të fitojmë. Opozita është në këmbë, ka qenë dhe do të jetë”, shtoi Noka.