Telegrafi

Në televizionin e Iranit censurohet gjyqtarja e Bundesligës, Bibiana Steinhaus

DEVENTER, NETHERLANDS - JULY 18: Referee Bibiana Steinhaus of Germany looks on during the Group C match between Austria and Switzerland during the UEFA Women's Euro 2017 at Stadion De Adelaarshorst on July 18, 2017 in Deventer, Netherlands. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Fitoren e Bayern Munich ndaj Koln me rezultat 3-1 është transmetuar në mbarë botë, edhe në Iran.

Televizioni shtetëror i këtij vendi, kishte probleme të mëdha me gjyqtaren e këtij takimi  Bibiana Steinhaus.

Sa herë kamera fokusonte nga afër gjyqtaren, iranianët merrnin pamje të tifozëve.

Bibiana Steinhaus . (Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Këtë e ka treguar me një ‘cicërim’ në ‘Twitter’, gazetarja Natalie Amiri.

“Ishte një ndeshje e çuditshme me mjeshtërit e censurës në Iran. Kjo pasi ndeshjen mes Bayern e Koln e  gjykonte një femër me emrin Bibiana. Sa herë ajo shfaqej ajo nga afër, pamjet tregonin tifozët, ndërsa ajo shihej vetëm nga lartë”, ka shkrua ajo.

Bibiana bëri debutimin e saj në Bundesligën e femrave në 1999.

Ajo në Bundesliga 2 ka mbi 80 ndeshje, ndërsa këtë sezon ka debutuar në Bundesligë ku ka gjykuar tetë ndeshje. /Telegrafi/