“Dodona”, që shquhet si teatri më alternativ në Kosovë, po sjell frymë të re duke angazhuar regjisorë të rinj,
Në një konferencë për media, regjisorja Osmani tha se kjo shfaqje ka dy personazhe, ndërsa trajton konfliktin bashkëshortor.
“Jeta e tyre është një rrëmujë. Ata nuk përputhen me njëri-tjetrin. Këtë shfaqje e kam pozicionuar pak më ndryshe, duke i vendosur çiftet në një spital psikiatrik, mbase edhe për shkak të gjuhës që nuk ngjan me një familje të shëndoshë”, ka thënë ajo.
Aktori Bashkim Alajj, shtoi se në fillim i është frikësuar konceptit regjisorial.
“Kur na ka treguar regjisorja për idenë e spitalit psikiatrik, jam frikësuar t’i futem kësaj pune. Por, me kohë më ka pëlqyer, sepse është një konflikt që mund t’i ndodh secilit”, ka thënë Alaj.
Përveç Alajt, në këtë shfaqje luan edhe aktorja Besnike Arifi ,e cila ndihet e kënaqur me këtë rol.
Ndryshe, të shtunën, më 13 shkurt, do të jepet repriza e kësaj shfaqje, në orën 19:00. /Telegrafi/
Teatri i Qytetit të Prishtinës – “Dodona”
“MË FOL PËR DASHURINË”
Teksti: Philippe Claudel
Regjia: Kreshnike Osmanii
Luajnë: Besnike Arifi, Bashkim Alajj
Kostumografia: Samka Ferri
Skenografia: Burim Arifi, Blendina Xhemaa
Muzika: Arbër Krasniqi
Ndriçimi: Skender Latifi
Punëtorë skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshii, Albert Gashi
Dizajni: Faton Hasimja