Në Tearcë në vendvotimin 2011 sot ka dalje më të madhe në krahasim me zgjedhjet e 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri në orën 13 për të realizuar të drejtën e tyre të votës kanë dalut gjithsej 252 qytetarë që do të thotë për 10% më shumë se në zgjedhjet e 11 dhjetorit, ndërsa votimi po zhvillohet pa probleme, perveç disa defekteve që kishte me UV llambat në fillim të votimit.
“Në lidhje me daljen e qytetarëve në votim, nëse e krahasojmë me të dhënat e 11 dhjetorit, dalja sot është për 10% më e madhe”, u shpreh Tatjana Çuprina, kryetare e Komisionit Zgjedhor.
Në listën zgjedhore në këtë vendvotim ka gjithsej 714 votues, ndërsa rezultatet përfundimtare priten të dalin rreth orës 21:30./Telegrafi/