Fjolla Morina dhe Eneda Tarifa janë shfaqur me fustana të ngjashëm në ekranet shqiptare të dielen mbrëma.
Vajzat e ekranit shqiptar kishin zgjedhur që të vishen me fustana të zi me lidhëse duke zbuluar gjoksin e tyre dhe për rastësi në ekran u shfaqën në kohën e njëjtë, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja që do ta përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion me këtë veshje u pa në edicionin e fundit të “Portokallisë” ndërsa Fjolla ishte mysafire në “Kosovë Show” ku dhe pranoi për ndërhyrjen kirurgjike në gjoks.
Ndryshe ky model fustanesh njihet edhe si “Alla Kardashian” pasi ishin motrat e njohura si dhe nëna e tyre që me dekolte të ngjashme u shfaqën të parat./Telegrafi/.