Telegrafi

Në të njëjtën kohë, 16 infermiere mbeten shtatzënë në spitalin amerikan

Në shtetin amerikan të Arizonës, 16 infermiere të një spitali mbetën në gjendje tjetër gjatë të njëjtës periudhë.

Kjo është 10 për qind e stafit mjekësor në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin e Mesa City, transmeton BBC.

Edhe pacientët filluan të vërejnë gjithnjë e më shumë gra shtatzëna në departament. Infermieret në një konferencë shtypi thanë me shaka se besojnë se “ka diçka në ujë” dhe se është “një plan i përbashkët për pushime të Krishtlindjeve”, transmeton KosovaPress.

Infermierja e parë do të lindë në shtator dhe e fundit në janar.

Një nga gratë shtatzëna Rochelle Sherman, e cila do të lindë muajin e ardhshëm, tha se nuk e dinin as që kishin aq shumë gra shtatzëna derisa themeluan grupin në rrjetin social Facebook. /kp/Telegrafi/