Carlo Ancelotti ka konfirmuar se do ta ndryshojë sistemin e tij të lojës te Real Madridi.
Me disa transferime të realizuara në këtë afat kalimtar dhe me futbollistë tejet cilësor që garojnë për një pozitë nga secilën prej pjesëve në fushë, italiani e di se duhet të bëjë një zgjidhje.
“Mund të jetë që këtë vit ne do të luajmë me një sistem tjetër. Ne duhet të gjejmë një stil të ri, veçanërisht në turne, i cili është një pjesë e rëndësishme e para-sezonit”, ka thënë Ancelotti për The Athletic.
Ancelotti shpesh ka përdorur skemën me 4-3-3 në Real Madrid, por me largimin e Karim Benzemas, italiani ka të ngjarë të luajë një formacion diamanti 4-4-2 për shumicën e ndeshjeve.
Sidoqoftë, nëse Ancelotti dëshiron të rreshtohet me Joselu si numrin 9 të tij, ai mund të rikthehet në formacionin 4-3-3. /Telegrafi/