Site icon Telegrafi

“Ne të gjithë të zhgënjyem”: Ish-anëtarja e jurisë Sharon Osbourne, reagon ndaj vdekjes së Liam Payne

Ish-anëtarja e jurisë së X Factor, Sharon Osbourne ka thënë se i dhemb zemra për Liam Payne.

“Ne të gjithë të zhgënjyem. Ku ishte kjo industri kur ti kishe nevojë?”, ka shkruar ajo në Instagram.

“Ti ishe vetëm një fëmijë kur hyre në një nga industritë më të vështira në botë. Kush ishte në këndin tënd?”

Foto: Sharon Osbourne/Instagram

Ajo është figura e fundit e industrisë që komenton mungesën e mbështetjes për yjet e rinj pas vdekjes së Payne.

Osbourne ishte anëtare e jurisë në ‘The X Factor’ për shtatë vjet dhe bëri një paraqitje si mysafire në serialin e vitit 2010 kur u formua “One Direction”. /Telegrafi/

Exit mobile version