Një anije italiane mallrash e nisur për në Brazil, ndërsa mbante rreth 2,000 makina, duke përfshirë edhe të tilla si Porsche u përfshi nga zjarri dhe u mbyt në Oqeanin Atlantik, pak para se të largohej nga brigjet e Francës javën e kaluar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të gjithë 27 anëtarët e ekuipazhit në bord u shpëtuan nga ushtria britanike, edhe pse autoritetet franceze shpejt filluan të pastrojnë një derdhje të naftës të shkaktuar si pasojë e fundosjes.
Anija u përplas me 12 mars rreth 150 milje detare në jugperëndim të Brestit, Francë, në një brendësi prej rreth 5 kilometrash në sipërfaqen e oqeanit.
Siç bëhet e ditur anija mbante 37 Porsche, duke përfshirë katër modele të 911 GT2 RS, vlera e të cilave arrin në rreth 300 mijë dollarë secila.
Dhe ka qenë prodhuesi gjerman i makinave Porsche që ka konfirmuar se anija e mbytur, ndër tjerash mbante edhe katër modele të 911 GT2 RS.
Prodhimi i këtij modeli të veçantë përfundoi në shkurtin e kaluar, por Porsche do të prodhojë pak më shumë për të kompensuar dërgesën e humbur, sipas Carscoops.
Kompania me qendër në Shtutgart shkroi një letër për klientët e saj brazilian duke i informuar ata se do të riprodhonin modelin sidomos për ta.
Gjithashtu, një tjetër prodhues europian i makinave, Audi, humbi një numër të automjeteve të tij në dërgesë, duke përfshirë modelet e Audi A3, A5, RS4, RS5 dhe Q7. /Telegrafi/