Site icon Telegrafi

Në të dyja anët e lumit Ibër, shënohet Dita e Gruas përmes artit të rrugës

Në Mitrovicë, përmes artit të rrugës u shënua dita Ndërkombëtare e gruas në qendër të qytetit, aksion ky i organizuar nga organizata joqeveritare ‘Futja ngjyrë’, nga Mitrovica.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Bardhyl Dobroshi, ka thënë se kjo formë inovative e shënimit të kësaj dite, është reflektuese përmes realizimit të muralëve me mesazhe sensibilizuese mbi të drejtat e grave.

Ndryshe, një aktivitet i ngjashëm kreativ urban me qëllim të shënimit të Ditës së Gruas, u organizua sot pothuajse në të njëjtën kohë edhe në veri të Mitrovicës nga përfaqësues të grupit jo-formal ‘Zuta Kompanija. /Telegrafi/

Exit mobile version