Në dy aktivitetet festive në rajonin e Kriva Pallankës, fshati Trnovo dhe në fshatin Petralica, komuna e Rankovce, janë mbledhur gjithsej 51 njësi gjaku, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Bëhet fjalë për aktivitet tradiciona të gjakdhënies, e cila rregullisht mbahet në prag të Ilindenit. Aktivitetet mbahet në qafkun e pushimores, te shkolla e vjetër në fshatin Trnovo, ku mbahet takimi i madh qytetar, janë mbledhur 29 njësi gjkau, ndërsa në Petralica në rajonin ku mbahet mbledhje ‘Shën Ilija’, janë mbledhur 22 njësi gjaku’, informon Darko Peshovski.
Aktivitetin e gjakdhënies e ka zbatuar Organizata komunale e Kryqit të kuq-Kriva Pallankë në bashkëpunim me Institutin për tranfuzi mjekësore nga Shkupi.
Deri më tani, nga kjo Komunë, janë mbledhur 619 njësi gjaku, çka paraqet realizimin e 87% të Planit vjetor për gjakdhënie të Organizimit komunal e Kryqit kuq nga Kriva Pallankë, me të cilën janë projektuar 711 njësi gjaku. /Telegrafi/