Aurel Ticleanu, që punon si nënkryetari i Komisionit Teknik të Federatës Rumune të Futbollit, ka deklaruar se nuk do të ishte mirë që në të ardhmen të ketë përballje në mes Kosovës dhe Rumanisë.
Madje ai ka shkuar aq larg sa ka thënë se një gjë të tillë mund ta kërkojë edhe Federata e Futbollit e Kosovës në UEFA.
“Mendoj se tani e tutje nuk do të biem në asnjë grup me ta në short. Nga këndvështrimi im, do të ishte më mirë të mos luanim më me Kosovën. Ne nuk kemi asnjë problem me ta”.
“Unë isha atje, luajtëm, asgjë nuk ndodhi. Ata erdhën te ne dhe dy herë u larguan nga fusha. Në ndeshjen e partë kishte disa pankarta, tani jo”.
“Duke qenë një çështje delikate politike, të gjithë shfrytëzojnë në maksimum rrethanat përkatëse. UEFA do t’i dëgjoj të gjitha palët e përfshira dhe mendoj se këtë kërkesë do ta bëjnë edhe në Kosovë ‘në të ardhmen të mos na vendosin me një grup me Rumaninë’”, ka deklaruara Ticleanu për GSP.ro.
Ndeshja Rumani – Kosovë e ndërprerë në kohën shtesë, do të marr formë shumë shpejtë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.
FFK ka deklaruar se ankesat do t’i dërgojë deri në CAS dhe nuk do të lërë vend pa kërkuar drejtësi. /Telegrafi/