Site icon Telegrafi

Në të ardhmen kartela bankare do të jen pa pinë klasik

Teknologjia avancon edhe në fushën bankare. Skanimi i gjurmëve të gishtave ka zëvendësuar pin-in në disa lloje të smartphoneve, kështu që nuk është çudi që dhe kartat e kreditit të ndjekin të njëjtën rrugë.

“MasterCard” është duket se ka menduar dhe për këtë. Ajo ka krijuar një lloj të re karte bankare me gjurmë gishtash biometrike. Këtë lloj karte kompania, po e teston në Afrikën e Jugut dhe thotë se shpreson ta bëjë të plotë procesin në të gjithë botën brenda vitit, shkruan “DailyMirror”.

Por para se kjo të adoptohet, bankat duhet të kenë teknologjinë e re. Sipas Engadget, që ka testuar këto karta, ndoshta do ju kërkohet nëse e dëshironi këtë teknologji të re para se të shkoni në një filial banke dhe të skanoni gjurmët e gishtave.

Gjurmët digjitale ruhen në një çip brenda kartës. Dhe shitësit duhet të përditësojnë makineritë e tyre për të përdorur këtë teknologji të re.

“Konsumatorët kanë gjithnjë e më shumë siguri dhe lehtësi me të dhënat biometrike”, thotë Ajay Bhalla, kreu i sigurisë së Mastercard. /Telegrafi/

Exit mobile version