Telegrafi

Në tavan i “flinte” piktura e 12 milionë eurove (Video)

“Kur isha i vogël shpesh e kisha parë këtë pikturë të varur në murin e banesës së tezës sime të ndjerë. Pas një kohe më humbi sysh dhe nuk e pash deri tash. Kur e largova makinën qepëse, që ndodhej në tavan, piktura thjesht më ra në dorë. Qava kur e pash”, transmeton Koha.net rrëfimin e Sabatinos dhënë NBC-së.

Daja i tij, Jenny Verastro, e kishte blerë këtë pikturë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si një ushtar i armatës amerikane, pikturën e kishte blerë nga një shitës në rrugë në Londër për nëntë sterlina.

“Meqë bëhej fjalë për një pikturë shumë të vjetër, vendosa ta çoj në një shtëpi ankandi për ta vlerësuar sa mund të kushtonte. Sa s’më ra pika kur e mora vesh vlerën”, tha Sabatino.

Bëhej fjalë për pikturën e harruar “Zonjën me kamelie” të Picassos, që u vlerësua me 12.2 milionë euro.