Site icon Telegrafi

Në takimin Vuçiq-McAllister bisedohet edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, me të cilin ka biseduar për rrugën evropiane të Serbisë dhe përparimin në dialogun me Kosovën.

Pas takimit është bërë e ditur se Vuçiq ka njoftuar McAllister lidhur me planet për “zbatimin e dialogut të brendshëm për Kosovën dhe mënyrat për formalizimin e procesit”.

McAllister gjatë ditës është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit serb, si dhe përfaqësues të opozitës.

Exit mobile version