Ditën e djeshme (e premte) në Lodz të Polonisë u zhvillua ndeshja për eliminatoret e Euro 2025 mes ekipeve kombëtareve U-21 të Polonisë dhe Izraelit dhe skena e fillimit të ndeshjes bëri xhiron e botës.
Izraelitët kërkuan një minutë heshtje para ndeshjes për viktimat e sulmit të Hamasit të 7 tetorit që nisi konfliktin e fundit në Lindjen e Mesme, por UEFA refuzoi.
Megjithatë, një minutë heshtje u mbajt në një mënyrë të pazakontë.
Gjegjësisht, izraelitët dhe polakët ranë dakord që të ndalojnë menjëherë sapo të fillojë topi i parë nga qendra dhe të bëjnë nderime për viktimat izraelite.
UEFA refused to hold a minute of silence before the match between #Israel and #Poland (Under-21 team).
In response, both teams decided not to play the first minute of the match, observing a minute of silence to honor the victims of #October7th. ??pic.twitter.com/U69kd6Qagt
— AJC Central Europe (@AJC_CE) November 17, 2023
Izraelitët nxorën topin jashtë dhe menjëherë pushuan së luajturi, dhe polakët gjithashtu qëndruan të gjithë në gjysmën e tyre dhe nuk lëvizën në 60 sekondat e para të lojës.
Ndryshe, Polonia fitoi 2-1 dhe është lider i grupit me katër fitore nga po aq ndeshje, ndërsa Izraeli i ka humbur të dyja ndeshjet e luajtura deri më tani. /Telegrafi/