Telegrafi

Në takimin mes PAN-it dhe Ukë Rugovës u diskutua ndarja e ministrive

Krerët e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) – Kadri Veseli (PDK), kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj (AAK), si dhe Fatmir Limaj (NISMA) – kanë zhvilluar sot një takim me Ukë Rugovën në njërin prej lokaleve të Prishtinës.

Temë kyçe e këtij takimi ishte formimi sa më shpejt i institucioneve të Republikës, të cilat edhe pas tri vazhdimeve të seancave nuk po rezultojnë me sukses.

Një tavolinë më larg ishin edhe Memli Krasniqi, Pal Lekaj, Endrit Shala si dhe Dardan Gashi.

Pas takimit nuk pati ndonjë prononcim për media, pos Veselit që në humor tha: “Mëngjes i mirë, por pak nxehtë…”! Ndërsa, Dardan Gashi, në një prononcim të shkurtër për Indeksonline tha se “u diskutua për krijimin e qeverisë dhe ndarjen e ministrive”!