Elon Musk u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në zyrën e quajtur “Shtëpia Turke” në Nju Jork.
Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në takim, Erdogan dhe Musk biseduan për tema të ndryshme rreth ekonomisë, si dhe mundësinë e hapjes të një fabrike të prodhimit të veturave Tesla në Turqi.
Erdogan: Where is your wife?
Elon Musk: Oh she, she is in San Francisco. We are separated now. That’s why I take care of my son
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) September 18, 2023
Por ajo që ra në sy ishte se Elon në takim kishte marrë edhe djalin e tij.
Kjo e shtyu presidentin turk që ta pyeste miliarderin amerikan se ku ndodhej gruaja e tij, teksa Musk iu përgjigj: “Ajo ndodhet në San Francisko, ne nuk jetojmë bashkë, dhe kjo është arsyeja se pse unë kujdesem për djalin tim”. /Telegrafi/