Telegrafi

Në takimin e parë pëson sulm në zemër, gruaja me të cilën kishte dalur ia shpëton jetën duke i dhënë frymë artificiale (Video)

Takimi i parë do të duhej të mbahej mend për një darkë romantike apo ndonjë batutë, mirëpo kështu nuk i ndodhi një gruaje dhe një burri që kishin vendosur të takohen në një plazh në SHBA.

Anesteziologia Andi Traynor, 45-vjeç, kishte dalur në takimin e parë me Max Montgomery, 56-vjeç, kur ai pësoi sulm në zemër në plazh, transmeton Telegrafi.

Montgomery prej fillimit të takimit kishte ndjerë dhimbje në gjoks, por pak sekonda para se të rrëzohej në tokë pa vetëdije e kishte kuptuar se diçka nuk është në rregull me të.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Palo Alto të Kalifornisë, ndërsa në momentin që Andi e pa se ai po vdiste vendosi ta ndihmon duke i dhënë frymë artificiale dhe masazh në gjoks.

Nëna e dy fëmijëve i arriti t’ia rikthen rrahjet në zemër, ndërsa ndërkohë erdhën ekipet e autoambulancës që e dërguan me urgjencë në spital, ku gjendja e tij shëndetësore u stabilizua.

Ky moment rrëqethës është filmuar rastësisht nga një kalimtar i rastit Alexander Baker, ndërsa Andi dhe Max kanë vazhduar romancën e tyre dhe madje kanë publikuar momentin e puthjes së tyre të parë. /Telegrafi/