Site icon Telegrafi

Në takimin e parë mund të mësoni a është ai person për ju apo jo

Vetëm një shenjë mund t’ju tregojë që personi me të cilin takoheni nuk është zgjedhje e mirë për ju. Dhe cili është ai, do të mësoni në vazhdim…

Sipas eksperimenteve nga lëmi i sjelljeve njerëzore, ndjenja e nervozes e cila ekziston gjatë takimeve të mëtutjeshme mund të jetë shenjë që diçka nuk është në rregull.

“Nëse jeni tepër e brengosur çdo herë kur takoheni me partnerin potencial, kjo mund të jetë shenjë që ai mund të jetë person i mirë, mirëpo jo edhe ai i cili ju përshtatet juve”, ka shkruar dr. Vendi Patrik në blogun e vet “Psychologytoday”.

Kjo mjeke konsideron që ato dridhma të njohura para takimit me personin i cili ju pëlqen janë normale, mirëpo, thotë ajo, me kalimin e kohës, në secilin takim të ardhshëm nuk do të duhej të bëheshit nervoze, sa që të mos mund të relaksoheshit dhe të ishit ajo që jeni.

“Nëse flasim për takimin e gjatë, askush nuk dëshiron të vazhdojë të marrë pjesë në aktivitetet të cilat shkaktojnë stres dhe ndjenjë jo të këndshme”, thotë dr. Wendy Patrick.

Derisa është normale të dëshironi të lini përshtypje të mirë te partneri, nuk do të duhej të ndiheshit nervoze. Nëse ndiheni ashtu, mund të jetë që personi të cilin e takoni ju bën të pasigurt dhe tepër kritik ndaj vetes.

“Duhet të gjeni personin i cili ju bën që të ndiheni mirë dhe të sigurt në vetveten. Personin i cili ju vlerëson dhe ju përkrah, jo atë i cili mendon që jeni diçka ndryshe”, sqaron mjekja.

Çelësi është që të mësoni të njihni dallimin midis entuziazmit dhe lidhjes emocionale.

Hulumtime të shumta kanë treguar që entuziazmi nxit ndjenja negative si p.sh. nervozen, anksiozitetin dhe pasigurinë.

Dhe, çfarë duhet të bëni?

Truku është që të mbështeteni në ndjenjat tuaja. Ato do t’ju ndihmojnë që të zgjidhni partnerin i cili ju bën që të ndieni vetëbesim, e jo pasiguri. /Telegrafi/

Exit mobile version