Telegrafi

Në takimet Bush-Sarkozy-Merkel temë diskutimi edhe Kosova

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe, pritet që në këto takime do të shqyrtohen çështjet siç janë "Iraku, Libia, Siria, procesi në Lindjen e Mesme, Kosova", e të tjera.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se java e ardhshme intensive diplomatike në Washington, po bëhet në kohën kur Washingtoni kërkon më tepër sanksione kundër Iranit dhe ka shprehur shqetësime për reformat demokratike në Rusi. /REL/