Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se sot në Prizren është takuar me një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “biseduam hapur për shumë tema me interes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha komuniteteve, pa dallim”.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Të gjithë ? për Kosovën ??
Një bashkëbisedim shumë miqësor në Prizren, me një grup studentësh prej të gjitha komuniteteve. Ne biseduam hapur për shumë tema me interes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e të gjitha komuniteteve, pa dallim.
Jam i lumtur që studentët e të gjitha komuniteteve e shohin të ardhmen e tyre në jetën institucionale e publike dhe janë të përkushtuar që ta japin kontributin e tyre për shtetin e ri të Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/