Site icon Telegrafi

Në takim me Putinin merr pjesë edhe motra e Kim Jong-un

Në takimin e shumëpërfolur mes Kim Jong-un dhe Vladimir Putinit, është parë duke marrë pjesë edhe motra e liderit verikorean Kim Yo Jong.

Gjithashtu u fotografua në Vostochni të Rusisë, ku dy liderët diskutuan në qendrën nga ku Rusia lanson raketa në hapësirë, transmeton Telegrafi.

Kim Yo Jong shihet pranë vëllait derisa nënshkruan një libër në qendrën hapësinore.

Lexo po ashtu Takohen Vladimir Putin dhe Kim Jong-un

Ajo konsiderohet si një prej figurave më të rëndësishme politike në Korenë e Veriut, dhe këshilltarja kryesore e vëllait që nga vit 2021.

Shumica e vendimeve të rëndësishme që merren në Korenë e Veriut, raportohet se prapa tyre qëndron pikërisht Yo Jong.

E ky takim ka alarmuar vendet perëndimore, për faktin se është raportuar se takimi ka për qëllim diskutimin e shitjes së armëve të cilat Rusia do t’i përdorte në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version