Telegrafi

Në Tajvan për promovimin e albumit të ri, Jackie Chan: Nuk di asgjë për protestat masive në Hong Kong

Jackie Chan

Jackie Chan duket se ka qenë shumë i zënë në promovimin e albumit të ri, saqë nuk ka pasur kohë t’i vërejë protesat masive që po bëheshin në vendin e tij.

Të mërkurën, ylli i filmit ishte në Tajvan në një ngjarje mediatike për të promovuar albumin e tij të fundit “I Am Jackie Chan”, albumin e tij të parë në 16
vjet.

Ngjarja përkon me dhjetëra mijëra protestues që e kanë rrethuar ndërtesën e Këshillit Legjislativ në Hong Kong, të cilët ishin të zemëruar për një projekt-ligj që do të lejonte të dyshuarit për krime të kryheshin në Kinë.

“Ky album përmban këngë që praktikisht, janë rrefime të jetës sime. Janë këngë për njerëzit që kam dashur, për ata që janë larguar dhe që s’do ti shoh më kurrë, këngë të kushtuara tim biri e ndonjë gabimi të tij, këngë që i tregojnë atij se nuk duhet të dorëzohet. Unë i këndoj gjithashtu edhe gruas sime, babait e nënës, fansave të mi, miqve, paqes dhe dashurisë universale”, ka thënë Chan.

Ndryshe, ylli i filmit të arteve marciale është duke punuar në projekte të ndryshme kinematografike, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore.