Site icon Telegrafi

Në Tabanoc pritet deri në gjysmë ore për dalje nga Maqedonia

Komunikacioni i rrugëve shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është normal.

Tek kalimi kufitar Tabanoc ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve, ndërsa koha për hyrje-dalje nga shteti është prej 15 deri në 30 minuta, informojnë nga LAMM.

Tek kalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve nëpër rrugë./Telegrafi/

Exit mobile version