Site icon Telegrafi

Në Tabanoc pritet deri në 1 orë për dalje nga Maqedonia

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 1 orë, ndërsa në vendklaimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

Exit mobile version