Site icon Telegrafi

Në Tabanoc pritet deri 30 minuta për dalje nga vendi

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, për dalje nga shteti pritet deri më 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në rrugë me lagështi.

Nga atje rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht në luginat e vendit ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut, sidomos për pjesët e rrugëve Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

Exit mobile version