Në kalimin kufitar “Tabanoc” ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve, ndërsa koha e pritjes është rreth 30 minuta. Tek kalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti, kumtoi Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është zmadhuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të punëve ndërtimore, komunikacioni në rrugën Rosoman-Kavadar P1-107 do të jetë në ndërprerje deri në orën 13:30./Telegrafi/