Site icon Telegrafi

Në “Tabanoc” për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata, informuan sot në mëngjes nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet i pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.

Exit mobile version