Policia kufitare ka arritur që të kapë disa migrantë të cilët ilegalisht kanë tentuar të kalojnë nga territori i Serbisë në Territor të Maqedonisë.
Sipas MPB-së, një migrant nga Somalia, katër të tjerë nga Irani dhe gjashtë migrantë nga Siria kanë tentuar që të futen në territorin e Maqedonisë, kurse paraprakisht kanë qëndruar në Serbi për një kohë të caktuar.
Që të gjithë janë dërguar në qendrën tranzitore në Tabanoc për procedura të mëtutjeshme./Telegrafi/
*Foto Ilustrim