Telegrafi

Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet prej 15 deri në 30 minuta

Në kalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë nga ana e Maqedonisë pritet prej 15 deri në 30 minuta për shkak të frekuencës së rritur.

Në pjesët tjera të kalimeve kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është zmadhuar, ndërsa komunikacioni zhvillohet kryesisht në korsi të thata./Telegrafi/