Telegrafi

Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet prej 15 deri në 30 minuta

Është rritur frekuenca e automjeteve në kalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc, ku koha për pritje është prej 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet tjera nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti.

Siç kumtojnë nga LAMM, komunikacioni tek rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër korsi të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit është zmadhuar jashtë mjediseve urbane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LAMM paralajmëro për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të lejuar dhe respektimin e rregullave në komunikacion. Në grykat e vendit mund të shfaqet rrëshqitje të dheut, veçanërisht në rrugët Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. /Telegrafi/