Telegrafi

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet deri 30 minuta

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet deri 30 minuta”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/