Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
“Në vendkalimet kufitare Tabanocë për hyrje dhe Bogorodicë për dalje nga shteti, ka frekuencë të shtuar të automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.
Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të shtuar.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/