Telegrafi

Në Tabanoc bllokohet heroinë në vlerë 200 mijë euro

Heroini gjendej në një nga autobusët e linjës së Maqedonisë, dhe u bllokua në pikën doganore nga autoritetet maqedonase dje në orët e vona.

Droga i përkiste një shtetasi maqedonas nga Struga, me inicialet R. M., 40 vjeç. Ai e kishte fshehur dhe mbështjellë drogën rreth trupit me një shirit ngjitës, transmeton Shekulli online.

Mësohet se autobusi dhe droga kishin destinacion Vjenën, ndërsa gjatë kontrollit të personit të ndaluar, janë sekuestruar edhe 2 mijë euro. /Telegrafi/