Në pikën kufitare “Tabanoc” ditën e diel, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë është arrestuar një shtetas i Serbisë, S.M. (55).
Nga MPB njoftojnë se i njëjti ka qenë i kërkuar me urdhër ndërkombëtar nga ana e Interpolit, me qëllim të ekstradimit të tij në Bukuresht.
I njëjti për procedura të më tejshme është dorëzuar në Prokurorinë Publike në Kumanovë dhe në Gjykatën Themelore në Kumanovë. /Telegrafi/