Site icon Telegrafi

“Ne do ta bëjmë përsëri” – Guardiola pretendon se Man City do të fitojë titullin e katërt radhazi në Ligën Premier

Pep Guardiola ka pretenduar se Manchester City do të fitojë për herë të katërt radhazi Ligën Premier, përkundër paraqitjes së dobët ndaj Tottenhamit.

Tekniku katalan beson se ekipi i tij është në gjendje të fitojë Ligën Premier për sezonin e katërt radhazi, përkundër gabimeve të shumta që kanë bërë në mbrojtje gjatë ndeshjeve të fundit.

Kampioni në fuqi lëshoi pikë në tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier ndaj Liverpoolit, Chelseat dhe Tottenham Hotspur, duke pësuar tetë gola.

Ata u ndalën me barazim 3-3 ndaj Tottenhamit të dielën, teksa “Qytetarët” shpërdoruan epërsinë në dy raste.

“Nëse më pyesni sot, mendimi im është që do të fitojmë Ligën Premier. Nëse luajmë në nivelin që e shfaqëm ndaj Liverpoolit dhe Tottenhamit, ne do ta bëjmë përsëri, por duke e ditur se nuk do të jetë e lehtë natyrisht”, kishte thënë Guardiola.

Guardiola gjithashtu paralajmëroi se Kalvin Phillips, i cili po lidhet me një largim nga klubi në janar, mund të luajë disa minuta në sfidën ndaj Aston Villas nesër (e mërkurë).

“Ka një mundësi (Që Phillips të luajë ndaj Aston Villas). Sot, më duhet të shoh në mbrëmje gjatë stërvitjes dhe të shoh se si lojtarët po ndihen. Vendimi do të merret nesër”, u shpreh Guardiola.

Lexo po ashtu Guardiola fillimisht tallet me Anthony Taylorin, thumbon gazetarët - pastaj flet për gabimin skandaloz të gjyqtarit

Man City pozicionohen momentalisht në pozitën e tretë në ligë, tri pikë mbrapa liderit Arsenalit dhe një pikë pas Liverpoolit.

Pas ballafaqimit me ekipin e Unai Emery në mesjavë, ata do të udhëtojnë për në “Kenilworth Road” për t’u ballafaquar me Luton Town të dielën./Telegrafi/

Exit mobile version