Telegrafi

Në sy të Mbretit, 30 mijë tifozë bask të Bilbaos vërshëllyen himnin kombëtar të Spanjës

Athletic Bilbao fitoi Kupën e Mbretit mbrëmë për herë të parë në katër dekada, dhe pavarësisht delirit, baskët përdorën ndeshjen e fundit për të demonstruar urrejtjen e tyre për vendin ku jetojnë Spanjën.

Edhe pse baskët në Spanjë kanë një shkallë të lartë autonomie dhe të drejtën e një gjuhe, për shumë nuk mjafton kjo dhe ata nuk e njohin Spanjën, siç e dëshmuan në finalen e Kupës.

Gjegjësisht, kur filloi himni kombëtar spanjoll para ndeshjes, 30 mijë baskët në stadiumin e Sevillës e pritën me fishkëllima.

Lexo po ashtu Athletic Bilbao fiton Kupën e Mbretit - Muriqi shënon penalltinë, por 'tradhtohet' nga shokët

Sigurisht që e dëgjoi i gjithë vendi, përfshirë edhe mbretin e Spanjës, Felipe VI, i cili ndodhej në tribunat e stadiumit.

Një ditë më parë, Athletic u kërkoi tifozëve që të mos fishkëllenin himnin kombëtar, por padyshim që nuk funksionoi, kështu që situatat kur tifozët e klubit bask fishkëllenin himnin kombëtar spanjoll u përsëritën, siç ishin në finalet e Kupës në vitin 2009. 2012 dhe 2015.

Kujtojmë se Athletic Bilbao mposhti Mallorca mbrëmë në finalen e zhvilluar në Sevilla para 60 mijë shikuesve pas penalltive me rezultatin total 5:3 pas 90 dhe 120 minutave lojë kur rezultati ishte 1:1.

Baskët janë skuadra e dytë më e suksesshme në historinë e Kupës së Spanjës dhe ndaj Mallorca-s e fituan atë për herë të 2t-të. /Telegrafi/