Telegrafi

Në gjysmëfinale të ‘Super Sfida’ takohen ‘Shqiponjat’ dhe ‘Klan Kosova’

Këtë të diel në gjysmëfinalen e “Super Sfida”, ballafaqohen “Shqiponjat” me “Klan Kosova”.

Sa më afër finales që po afrohet shou më i madh më lojëra në televizionet shqiptare “Super Sfida”, drama dhe tensioni po rritet vazhdimisht.

Këtë të diel, me fillim në ora 20:50 në RTK pritet nga të dyja ekipet (“Shqiponjat” dhe “Klan Kosovën”) të dhurojnë emocion të madh dhe shumë shou.

Për ekipin “Shqiponjat” do te garoi Leonora Jakupi, Gold Ag dhe Meda, ndërsa për ekipin e “Klan Kosoves”, do të garoi Alaudin Hamiti, Shqipe Berisha dhe Kron Sadiku.

Lojtarët e të dyja palëve janë garues shumë të mirë, e që vet rezultati i arritur deri më tani – shkuarja në gjysmëfinale – është treguesi më i mirë i forcës së të dyja ekipeve. /Telegrafi/