Warren Snipe e kënaqi audiencën e Super Bowl me shprehjet e tij dhe buzëqeshjet ndërsa interpretoi së bashku me këngëtaren, e cila interpretoi dy këngë në skenë – America the Beautiful dhe The Star-Spangled Banner.
Snipe përktheu fjalët e këngëve në gjuhën e shenjave në një mënyrë shumë entuziaste, dhe ai gjithashtu përktheu himnin.
Shikues të shumtë menjëherë filluan të shkruajnë në mediat sociale se Snipe vodhi shfaqjen dhe se nuk kishte njeri më të mirë se ai për të ta bërë këtë, transmeton Telegrafi.
Warren Snipe is the artist who just performed the National Anthem in ASL at the #SuperBowl.
He stole the show pic.twitter.com/AiClpgt7uC
— Natasha ❀ (@ndelriego) February 7, 2021
“Do të doja të isha aq i mirë sa ai”, shkroi një përdorues i Twitter.
“Performanca më e mirë e mbrëmjes duhet patjetër t’i atribuohet Warren Snipe”, shtoi një tjetër.
I wish I was as cool as the guy doing the sign language of the American National Anthem at the #SuperBowl pic.twitter.com/pRXfuKiy8M
— Kian Ward (@kianwardgk) February 7, 2021
Para performancës, Snipe i tha CBS se është një nder i madh për të që të jetë pjesë e të gjithë spektaklit dhe se ai do t’i afrohet rolit të tij në të njëjtën mënyrë që këngëtarët t’u qasen këngëve të tyre.
The real MVP: Warren Snipe, signing the National Anthem. #SuperBowl
— Jenna (J.M.) Mandarino (@jennamandarino) February 7, 2021
“Komuniteti i të shurdhërve meriton t’i kuptojë këto këngë, ashtu si të gjithë të tjerët”, përfundoi ai. /Telegrafi/
https://twitter.com/JRown32/status/1358558815503982592?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1358558815503982592%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fclanak.aspx%3Fid%3D2252692