Site icon Telegrafi

Në Strumicë mbahet garë rajonale për gjuhën angleze

Në shkollën fillore “Jane Sandansi” në Strumicë, sot dhe nesër do të mbahet Gara rajonale e Kupës botërore të nxënësve, për lëndën e gjuhës angleze.

Reth 4000 nxënës nga Maqedonia dhe rajoni, përmes praktikimit të gjuhës angleze, do të përgjigjen në pyetje, do të shkruajnë ese dhe do të diskutojnë.

Fituesit do të marrin pjesë në Garën globale në Barcelonë, që do të mbahet nga 22 e deri më 27 korrik, ku marrin pjesë mbi 2500 nxënës nga 50 vende të botës.

Më të mirët e Barcelonës do të ftohen në “Turneu i kampionëve”, që mbahet në Universitetin Yale në New York, SHBA. /Telegrafi/

Exit mobile version