Dje, rreth mesnatës, policia ka zbuluar gjashtë persona nga Pakistani të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në Maqedoni.
Emigrantët janë gjetur pranë stacionit të autobusëve në Strumicë nga zyrtarët e policisë nga pikat e inspektimit kufitar dhe kontrolleve në pikat kufitare “Novo Sellë”, thonë nga Ministria e Brendshme.
Personat u dërguan në Qendrën e policisë në Gjevgjeli. /Telegrafi/