Në Strumicë do të fillojë sot projekti gjithëpërfshirës ”Krijojmë së bashku” që zbatohet nga Festivali filmik i Shkupit në partneritet me Shoqatën për mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve me dallime ”Sinata Ptica”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti zbatohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, si pjesë e programit ”Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përparimi në gjithëpërfshirjen sociale të fëmijëve me pengesa në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.
Projekti bashkëfinancohet dhe zbatohet nga UNICEF. Qëllimi i projketit është përfshirja e nxënësve të shkollave të mesme të Shkupit, Tetovës dhe Strumicës, që do të flasin për problemet dhe nevojat e tyre, përmes një punëtorie për fotografi, video-klipe dhe zgjidhje figurative për një plaket për programin e Festivalit filmik të Shkupit.
Punëtoritë do të fillojnë në Strumicë nga sot e deri më 15 shkurt, ndërkaq gjatë muajit, punëtoritë do të mbahen në Shkup dhe Tetovë./Telegrafi/