Sot në Strugë ka ndodhur një tragjedi kur një vajzë katërvjeçare ka humbur jetën pasi që kishte rënë nga kati i katërt i ndërtesës. Ndërtesa ku ndodhi tragjedia gjendet në qendër të qytetit, në rrugën JNA.
Siç informon televizioni “Alsat-M” nga spitali i Strugës, fëmija është dërguar pa shenja jete në spital në orën 12:20, ku janë vërejtur lëndime të rënda në kokë, shpinë dhe në qafë. Ka pasur përpjekje për ta ringjallur nga ana e mjekëve, por ka qenë e pa suksesshme.
Policia thonë se vajza ka qenë në shpi me nënën dhe vëllanë e vogël. /Telegrafi/