Telegrafi

Në Strugë diskutohet për përfshirjen e të rinjëve në jetën publike

Në Strugë u mbajt debat me temë ”Sfida dhe udhërëfyes për përfshirje sociale, ekonomike dhe politike të të rinjëve në Maqedoni”, ku u diskutua për nxitjen e të rinjëve për përfshirjen më të madhe të tyre në sferën e jetës publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas bashkërendueses së projektit ”Qendra e bankave rinore të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia”, Marija Matovska, duhet shumë të punohet me të rinjtë në vend për t’u nxitur që të mendojnë se me të vërtetë mundet të bëjnë ndryshime në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se ky diskutim u mbajt në kuadër të projektit rajonal ”Qendra e bankave rinore të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia”, që do të zbatohet në Serbi, Shqipëri, Maqedonidhe Turqi./Telegrafi/