Telegrafi

Në Strugë dhe Kërçovë sot themelohen Këshilla lokal ekonomiko-social

Në komunat e Strugës dhe Kërçovës do të formohen këshilla lokal ekonomiko-social (KLES), ndërkaq ujdia për themelimin e tyre do të nënshkruhet sot, transmeton Telegrafi Maqedoni.

KLES-të kanë funksion konsultues-këshillues, shqyrtojnë çështje dhe ofrojnë mendime, propozime dhe rekomandime te kryetari i komunës dhe Këshilli i komunës, për çështje të caktuara të sferës ekonomiko-sociale.

Në këto këshilla do të marrin pjesë përfaqësues nga qendrat për punësim të komunave, shkollave të mesme, si edhe nga OJQ-të dhe shoqata qytetare.

Ky themelim i KLES-ve është pjesë e Projektit për përparimin e dialogut shoqëror, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP)./Telegrafi/