Telegrafi

Në statujën e lashtë greke zbulohet një ‘llaptop’

“Naisko në fron, së bashku me një shërbëtor” është përshkrimi i statujës, që për momentin po ekspozohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Sipas një teorie, shërbëtorja e mbanë në dorë një llaptop, duke i treguar diçka zonjës së saj, që rri ulur në një ulëse luksoze.

Në këtë formë, po besohet se “llaptopi ka ekzistuar më parë, ndërsa e tëra është një udhëtim në kohë”.

Mirëpo, arkeologët kanë thënë se shërbëtorja ka në dorë një kuti të cekët shahu, apo një pajisje me dyllë, që është përdorur për vizatim.