Në vendin Ballica, në anën aziatike të Stambollit, është përcaktuar një lokacion për varreza në të cilin do të varrosen puçistët të cilët tentuan të kryejnë grusht shtetin në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Lokacionin e varrezave e ka përcaktuar administrata e qytetit të Stambollit.
Në hyrje të varrezave Administrata e qytetit të Stambollit këtë mëngjes ka vendosur tabelën me mbishkrimin “Varrezat e tradhtarëve”.
Dje, një person u varros ndërsa sot mund të vërehej se po përgatiten edhe pesë varreza të reja.
“Njëri prej tyre është varrosur në ‘ Varrezat e tradhtarëve’. Ata që nuk e respektojnë këtë popull as në varr nuk do të kenë qetësi”, porositi mbrëmë prefekti i Stambollit, Kadir Topbas, para të tubuarve të cilët bëjnë “kujdestari për demokraci”.