Një aeroplan trajnues është rrëzuar të enjten në Büyükçekmece, një rreth në anën evropiane të Stambollit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, piloti i tij i vetëm u shpëtua duke pësuar vetëm disa lëndime.
Aeroplani, që i përkiste një shkolle fluturimi, ishte ngritur nga Aeroporti Hezarfen në Çatalca, një rreth pranë Büyükçekmece.
Guvernatori i Stambollit tha në një deklaratë me shkrim se piloti, një student i shkollës së fluturimit i identifikuar si B.N., po përpiqej të ulte aeroplanin pasi përjetoi një problem me motorin 10 minuta në fluturim.
https://www.youtube.com/watch?v=g4nEXHaY1_o
Deklarata tha se mjekët, zjarrfikësit dhe policia u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe një ambulancë ajrore, pasi vendi i përplasjes ishte i paarritshëm për automjetet.
Ndërkohë një hetim ka filluar rreth incidentit. /Telegrafi/