Webit Kongresi Global, një prej ngjarjeve më të rëndësishme teknologjike dhe digjitale ka sjellë së bashku më shumë se 10.000 pjesëmarrës nga 110 shtete në Stamboll.
Për dy ditë me radhë, disa nga udhëheqësit më inspirues nga reklamuesit, publisher-ët, agjencitë dhe ofruesit më të mëdhenjtë të zgjidhjeve të marketingut dhe reklamimit kanë ndarë pikëpamjet e tyre nëpërmjet qindra fjalimeve dhe paneleve. Mbi 200 folës nga MasterCard, GfK, Coca Colla, Lufthansa, Rocket Fuel, AOL, PayPal dhe brende tjera, duke përfshirë Httpool, kanë mbuluar sfidat dhe mundësitë kyçe në reklamimin digjital, metrika dhe të dhëna; zbavitjen digjitale dhe media; e-tregëtinë, platformat mobile dhe shoqërore.
Themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i Httpool, Aljoša Jenko, mbajti një fjalim mbi qasjen Shumë Kanalëshe si dhe moderoj panelin mbi Reklamimin Digjital. Ai ftojë panelistë nga Marin Marin Softëare, Criteo, Brainient, IPONWEB, Infinit Solutions dhe Manufakture që të ndajnë mendimet e tyre rreth reklamimit digjital, diskutojnë ndikimin e ndryshimit të konsumimit medial, qasjen shumë kanalëshe, rolin e tanishëm dhe të ardhshëm të teknologjisë dhe të shpjegojnë se si do të ndikon në ekosistemin dhe modelin e biznesit të lojtarëve kyç në industri.
Panelistët u pajtuan se rritja e konsumimit të mediave digjitale ofron mundësi të shumta për reklamuesit, nga niveli më i lartë i personalizimit, bashkëveprim dhe kreativitet në mundësi targetimi dhe të dhëna analitike më të mira, sidoqoftë, në disa raste kjo ka çmimin e një kompleksiteti më të madh. Për më shumë, në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha kanalet dhe pajisjet digjitale dhe për të përfituar prej sinergjive digjitale reklamuesit duhet të adaptojnë një qasje më të përgjithshme në shumë kanale. Që të bëjnë këtë në mënyrë të duhur ata duhet të përdorin teknologji reklamuese që mundëson ekzekutim të kampanjës në shumë kanale dhe pajisje.
Në fakt, panelistët u pajtuan se teknologjitë reklamuese përfaqëson esencën e reklamimit digjital dhe ofron jo vetëm rritje të ndjeshme në efikasitet nëpërmjet automatizimit ose permutacioneve kreative dhe segmentimit por edhe qasje në gamë të gjerë të produkteve reklamuese, mundësive të targetimit, formatit të reklamave, burime lokale dhe ndërkombëtare të reklamuesve.
Për më shumë, teknologjia është duke ndikuar në ekosistemin e përgjithshëm të reklamimit digjital dhe edhe me shumë është duke i lidhur publisherët, rrjetet reklamuese, shkëmbimi e reklamave dhe agjencitë nëpërmjet ekosistemit programues. Së fundi, ka pasur një pikë të përbashkët se industria do të vazhdojë të evoluojë në mënyrë të shpejtë dhe do të ketë edhe më shumë konvergjencë të mediave dhe pajisjeve digjitale, duke përfshirë smart TV, pajisjet e realitetit virtual dhe konzollave të lojërave. /Telegrafi/